ZËVENDËSMINISTËR I MINISTRISË SË TREGTISË DHE INDUSTRISË


ZËVENDËSMINISTËR I MINISTRISË SË TREGTISË DHE INDUSTRISË

Bernard Nikaj



Bernard Nikaj është emëruar në postin e Zv. Ministrit në Maj të vitit 2013. Që nga viti 2011 ai ka shërbyer në pozitën e Këshilltarit të Lartë Politik dhe Shefit të Kabinetit të Zv. Kryeministres për Ekonomi dhe Ministres së Tregtisë dhe Industrisë.

z.Nikaj ka përvojë shumëvjeçare në projekte të menaxhimit dhe zhvillimit të sektorit publik si konsulent i angazhuar nga projektet e asistencës teknike të financuara nga Bashkimi Evropian, Banka Botërore, USAID dhe DFID me theks të veçantë në aspektet ekonomike dhe financiare të qeverisjes. Ai është marrë me sisteme të planifikimit buxhetor, me çështje të reformimit të sistemeve të auditimit dhe kontrollit të brendshëm financiar, me organizim dhe funksionim të sektorëve të zhvillimit ekonomik në kuadër të strukturave qeverisëse si dhe me reformë të administratës publike në nivel vendor dhe ndërkombëtar. Për më tepër ai është angazhuar në inicitiva të shoqërisë civile për përdorim të teknologjive informative në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së proceseve qeverisëse dhe ka përvoje në punë me kompani “start-up”, posaçërisht në fushën e teknologjive të reja.

Nga viti 2009 është Ligjërues i angazhuar i Ndërmarrësisë dhe Menaxhimit të Projekteve në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës. Është kandidat për PhD në Qeverisje Publike në Universitetin e Maastrichtit; studimet e magjistraturës në Menaxhment të Sistemeve Informative i ka përfunduar në London School of Economics (LSE) si përfitues i bursës Chevening të Zyrës së Jashtme Britanike, ndërsa studimet themelore në Ekonomi në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

Kontakti:

+381 (0)38 200 36 504

E-mail:

bernard.nikaj@rks-gov.net

Top