Njësia për të Drejtat e Njeriut


Njësia për të Drejtat e Njeriut (NJDNJ) e krijuar në MTI  punon sipas detyrave te caktuara ne Udhëzimin Administrativ Nr 8/2005,

Punon në implementimin e Ligjit Kundër-Diskriminimit dhe është e ngarkuar te raportoj ne bazë te Ligjit Kundër-Diskriminimit dhe ne bazë te Konventave Ndërkombëtare për Mbrojtjen e lirive dhe të Drejtave te Njeriut.

Merret me çështjet e te drejtave te njeriut, barazi gjinore , mundësi te barabarta, komunitete, te drejta te fëmijëve  dhe çështjet e kundër-trafikimit me qenie njerëzore.

Ka gjithsejte tre anëtarë: Koordinatoren Për te Drejta te njeriut dhe barazi gjinore, Zyrtarin për përfaqësim te komuniteteve dhe mundësi te barabarta  dhe Zyrtarin për çështje kundër trafikimit me qenie njerëzore

Kontribuon  ne vazhdimin e realizimit te shërbimeve te MTI-se ndaj komuniteteve pa dallim gjinie dhe përkatësie etnik dhe bashkëpunon gushtë me Zyrën për barazi gjinore, ZQM ne ZKM dhe Njësinë e Këshilltarëve të Lartë për të Drejtat e Njeriut ne OSBE.

Koordinatorja e NJDNJ duke qene edhe Zyrtare për çështje gjinore dhe Anëtare e  Këshillit Ndërministror për çështje gjinore punon ne implementimin e Ligjit për Barazi gjinore  ne detyrat:

  • Mbledh dhe lehtëson grumbullimin e të dhënave (statistikave) mbi çështjet gjinore  brenda  MTI-së dhe kontribuon ne integrimin dy gjinor ne politikat, ligjet, udhëzimet dhe aktet nënligjore.  
  • Zhvillon një sistem monitorues për zbatimin dhe vlerësimin e Planeve Gjinore
  • Këshillon ne arritjen e  baraspeshës gjinore dhe punon ngushtë me të gjitha departamentet, gjithashtu në bashkëpunim të mirë, kontribuon në avancimin e pozitës se femrave
  • Këshillon Njësinë e Resurseve Njerëzore të MTI-së në procesin e punësimit të barabartë të femrave dhe meshkujve sipas legjislacionit në fuqi dhe merr pjese ne te gjitha komisionet selektuese dhe rekrutuese.
  • Së bashku me Pikat Kontaktuese  për çështje gjinore, njësinë statistikore dhe me njësinë për Informim Publik të Ministrisë, përgatit materialet lidhur me çështjet gjinore, statistikat dhe botimet;
  • Mban lidhje me komunitetin e OJQ-së dhe partner të tjerë potencial për koordinimin e aktiviteteve për ngritjen e kapaciteteve të destinuara për shoqërinë civile, posaçërisht për grupet e femrave;
  • Merr pjesë në takimet e rregullta te Këshillit  nder-ministror për Barazi Gjinore dhe bashkëpunon me te gjithë Koordinatoret e NJDNJ dhe Zyrtaret për BGJ te të gjitha Ministrive ne koordinim me ZBGJ dhe ZQM ne ZKM.
  • Harton raportet mbi aktivitetet mujore dhe ndonjë dokument tjetër relevant për analizë të kërkuar nga Sekretari i Përhershëm.


Top