Njësia për të Drejtat e Njeriut


Njësia e Auditmit  të Brendshëm (NJAB) përcaktohet si një veprimtari e pavarur, e cila jep siguri objektive dhe këshilla për menaxhim, i projektuar për të shtuar vlerën dhe përmirësuar veprimet e MTI-in. NJAB,  ndihmon MTI-in  në mënyre sistematike dhe të disiplinuar për të vlerësuar dhe përmirësuar  menaxhimin e riskut, proceset e kontrollit të brendshëm dhe të qeverisjes.

Vizioni:

Vizoni i NJAB-së është që nga  bashkëvepruesit tanë të njihemi si ofrues i klasit të parë të sigurisë së auditimit, auditimit cilësorë, shërbimeve të bazuara në klientë.
Vizioni do të arrihet duke zbatuar standardet dhe praktika më të mira ndërkombëtare të auditimit të brendshëm dhe duke adaptuar nisma të vazhdueshme drejtë përmirësimit të cilësisë.

Misioni:

Misioni NJAB-it është ti ndihmojmë MTI-së për të përmbushur objektivat e saja përmes kalimit në shërbime të cilësisë së lartë, duke shtuar vlerën e komunitetit, duke siguruar mbizotërimin e ligjit, duke arritur qeverisje të përbashkët dhe duke implementuar menagjimin e rrezikut si dhe përdorimin efikas dhe efektiv  të burimeve shoqërore.

Roli dhe përgjegjësit e Njësisë së Auditimit të Brendshëm janë;

  • Menaxhimi dhe mbikëqyrja e personelit dhe veprimtarive të Njësisë së Auditimit të Brendshëm;
  • Siguron shfrytëzimin produktiv, ekonomik dhe efikas të burimeve të Njësis së Auditimit të Brendshëm;
  • Siguron zbatimin adekuat dhe respektimin e ligjeve, rregulloreve, politikave, udhëzimeve dhe doracakëve;
  • Organizon, kryen dhe mbikëqyr ushtrimin e të gjitha aktiviteteve të auditimit të brendshëm të ndërmarr nga Njësia e Auditmit të Brendshëm, si dhe dorëzimin e rezultateve të auditimit para Komisionit të auditimit të MTI-së;
  • Kryen auditime të brendshme në pajtim me rregullat, politikat, doracakët, udhëzimet dhe standardet profesionale;
  • Merr dhe shqyrton pa kufizim të gjitha të dhënat teknike, ekonomike dhe financiare, si dhe informatat e dokumentit në posedim ose kontroll të subjektit të sektorit publik nën auditim;
  • Kopjon të dhënat, informatat apo dokumentet e tilla për qëllime të auditimit të brendshëm dhe siguron që kopjet në fjalë të jenë origjinale ose të vërtetuara;
  • Kërkon nga cilido zyrtar, punonjës, këshilltar ose kontraktues i subjektit të sektorit publik nën auditim, që të ofrojë dëshmi fizike, shënime ose dëshmi gojore, ose informata të tjera mbi çështjet që kanë të bëjnë me auditimin, ose mbi aktivitetet që janë në auditim;
  • Ka qasje pa pengesë në stabilimentet e subjektit të sektorit publik nën auditim dhe verifikon dhe vlerëson vlerat materiale dhe monetare të subjektit të sektorit publik, në pajtim me rregullat dhe legjislacionin;
  • Propozon masat që duhet të ndërmerren nga subjekti përkatës;
  • Merr informata të çertifikuara nga Thesari, BQK-së dhe cilado organizatë publike apo private në lidhje me xhirollogarinë aktuale apo të mbyllur.
  • Për punën e vet i përgjigjet sekretares së përgjithshme.
Top