Kontribuo për brendin e turizmit

Anketa për Brendin e Turizmit të Kosovës

Divizioni i Turizmit, në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ka filluar punën për identifikimin e brendit të turizmit të Kosovës. Për këtë, përkrahur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, është 
përgatitur një anketë që ka për qëllim mbledhjen e informatave nga turistë të huaj dhe vendorë, rreth përshtypjeve dhe mendimeve të tyre për produktet turistike kosovare, rreth vetive/pikave tona konkurruese në turizëm dhe fushave/shtyllave, ku duhet fokusuar turizmi kosovar.

Për të mbledhur sa më shumë informata dhe siguruar përfaqësim sa më të madh, ftojmë të gjithë turistët, të gjithë ndërkombëtarët të cilët veprojnë në Kosovë, si dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, në rolin e turistëve vendorë, që të ndajnë 10 minuta kohë për të plotësuar anketën, duke kontribuar kështu në identifikimin e brendit të turizmit të Kosovës, dhe në zhvillimin e turizmit kosovar.

Anketa është e përgatitur në tri gjuhë (angleze, serbe dhe gjuhën shqipe) dhe do tëjetë e hapur deri më 31.12.2015.

Për të marr pjesë në anketë ju lutem klikoni këtu: https://www.surveymonkey.com/r/9V3DNPT

Top