Ministre e Tregtisë dhe Industrisë


Këshilltar politik

Kujtim Isa



Kujtim Isa, u lind më 25.03.1986, në Mitrovicë.
Shkollën fillore dhe të mesme e përfundoi në vendlindje.

Në vitin 2009, është diplomuar në Fakultetin Ekonomik, dega Menaxhment dhe Informatikë, në Universitetin e Prishtinës.
Në vitin 2014, përfundoi studimet e shkallës Master në të njëjtën degë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

Ishte pjesë e gjeneratës së parë të Kolegjit Internacional të Biznesit në Mitrovicë, IBCM, në një përzgjedhje të vetëm 10 studentëve në nivel vendi.

Kujtim Isa  ka punuar analist i kredive për biznese, në Procredit Bank, në vitin 2009.
Në vitin 2010, ka filluar punën në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, në pozitën e zyrtarit të  lartë për Reforma Lokale, në Departamentin e Integrimeve Evropiane dhe Zhvillimit Sektorial. Ka marrë pjesë aktive në përpilimin e politikave për funksionimin e komunave gjatë procesit të decentralizimit.

Ishte pjesë e delegacionit të Brukselit,  për themelimin e komunave të reja dhe funksionimin e  tyre në territore me qytetarë të etniteteve të ndryshme, si dhe në Belfast, Irlandën Veriore. Ishte pjesë e zyrës ndërlidhëse e MAPL dhe ICO në Mitrovicë, gjatë themelimit të Komunës Veriore.

Më pas në vitin 2012, ka filluar punën në Zyrën Administrative në Mitrovicën  Veriore, ZAMV, në pozitën zyrtar i lartë për Buxhet dhe Financa dhe më pas  shef i Departamentit për Buxhet dhe Financa.  Në dhjetor të vitit 2013, është emëruar drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Mitrovicës. Në mars të vitit 2014, është shpallur drejtori me performancën më të lartë në nivel komunal. Në dhjetor të vitit 2014, është futur në listën e drejtorëve që kanë realizuar buxhetin e planifikuar në 97.6%.

Kujtim Isa është kryetar i Forumit të Rinise së LDK-së, në degën e Mitrovicës dhe anëtar i Kryesisë qendrore të FRLDK-së.


Adresa:

Lagjja e Spitalit, rr. "Muharrem Fejza", 100000 - Prishtinë

E-mail:

kujtim.isa@rks-gov.net

Top