Ministre e Tregtisë dhe Industrisë


Këshilltar politik

Besart Dreshaj



Besart  Dreshaj është i lindur më 2 shkurt 1987, në Vrellë të Istogut

Ka kryer Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, drejtimi Menaxhment dhe Informatikë, njëkohësisht është duke vazhduar studimet postdiplomike. Gjatë studimeve ka qenë përfitues i bursës, për tre vjet, nga Fondacioni gjerman “Konrade Adenauer Stiftung” (KAS).

Aktualisht  është  këshilltar  politik  i  ministres  së  Tregtisë  dhe  Industrisë.

Z.Dreshaj ka qenë këshilltar i lartë politik dhe shef i Kabinetit të kryetarit të Komunës së Istogut, gjatë periudhës korrik 2014-janar 2015. Ka qenë asamblist i LDK-së në Kuvendin Komunal në Istog, gjatë periudhës nëntor 2009 – nëntor 2013, si dhe anëtar i Komitetit për Politik dhe Financa.

Aktualisht është nënkryetar i Kryesisë Qendrore  i  Forumit të Rinisë së LDK-së, anëtar i Kryesisë së degës së LDK-së në Istog, si dhe kryetar i Forumit të Rinisë së LDK-së, në Istog.

Gjatë periudhës shkurt 2008 – shkurt 2010 ka qenë kryetar i Unionit Studentor në Universitetin e Prishtinës. Ndërsa, gjatë periudhës 12.05.2007,  deri më 30.01.2008, ka qenë kryetar i Organizatës së Re Studentore të Universitetit të Prishtinës.

Z. Dreshaj ka qenë drejtor i Departamentit të Shitjes në ndërmarrjen “MC FOOD” sh.p.k,   (1.03.2012 - 30.06.2014). Po ashtu ka qenë menaxher në ndërmarrjen "Olsi Hair System KS" sh.p,k, (1.06.2010 -30.05.2011).

Dreshaj është pjesëmarrës në shumë trajnime të avancuara nga institucione prestigjioze brenda dhe jashtë Kosovës, seminare edhe konferenca të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, si: “Kosova në Unionin Evropian ose UE në Kosovë”, “Ekonomia dhe tregu social”, “Komunikimi për media“,  “Menaxhimi i Biznesit”, “Kriteret e Bashkimit Evropian”, “Pasqyrimi i nevojave të komuniteteve”, ”Qeverisja e mirë”, “Lidershipi dhe komuniteti”.

Ka përfunduar trajnimet e organizuara nga OSCE-ja, si: "Politikanët e Rinj" dhe “Menaxhimi i strukturave politike”.


Adresa:

Lagjja e Spitalit, rr. "Muharrem Fejza", 100000 - Prishtinë

E-mail:

besart.dreshaj@rks-gov.net

Top